Flash News

E-TJERA

VIDEO/ IKMT rrëzon “Kalin e Trojës” në Elbasan

VIDEO/ IKMT rrëzon “Kalin e Trojës” në Elbasan

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka prishur ditën e sotme “Kalin e Trojës” në qytetin e Elbasanit. Sipas IKMT-së, ai objekt ishte ndërtuar pa leje në trotuar dhe pengonte lëvizjet e qytetarëve.

Kjo ndërtesë e çuditshme në formë busti i ngjashëm me "Kalin e Trojës" zotërohej nga një biznesmen dhe ndodhej në zonën e unazës së qytetit.

Kujtojmë që në vitin 2015 gjithashtu INUK tentoi që të shembte “Kalin e Trojës” që ndodhet në Elbasan, por dështoi, pasi një masë e madhe e objektit ka rënë mbi fadromë duke e rrezuar atë mbi rrugë.

Të fundit