Flash News

E-TJERA

Video/ Incident në protestën e banorëve të Paskuqanit, punonjësi i Gardës i kërcënon me armë

Video/ Incident në protestën e banorëve të Paskuqanit,

Një incident është shënuar në protestën e banorëve të Paskuqanit, të cilët protestojnë prej kohësh kundër shembjes së shtëpive të tyre.

Ndërsa kanë bllokuar rrugën për disa minuta, një shofer, të cilin burime nga policia për Euronews Albania e kanë identifikuar si punonjës të Gardës së Republikës, ka dalë nga makina duke ofenduar banorët.

Madje, dëshmitarët okularë në vendngjarje pohojnë se përveçse ka ofenduar, ai ka përdorur për kërcënim dhe armë.

Më pas punonjësi është kthyer sërish në makinë dhe është përballur me reagimin e qytetarëve të cilët janë revoltuar nga situata.

Punonjësi i Gardës ka qenë i shoqëruar nga një grua dhe një fëmijë. Burime nga policia kanë pohuar se janë duke hetuar ngjarjen.



  

Të fundit