Flash News

E-TJERA

VIDEO/ Komplikohet objektivi Champions për Milanin, kuqezinjtë barazojnë në fushën e Bolognës

VIDEO/ Komplikohet objektivi Champions për Milanin, kuqezinjtë

Milani përsëri nuk arrin të fitojë në kampionat me kuqezinjtë që barazojnë 1-1 në fushën e Bolognës. Pas barazimit pa gola me Empolin, pritej që kuqezinjtë të jepnin sinjal në Serinë A, pasi janë në garë për një vend në Champions.

Bologna që luante në shtëpinë e vet, gjeti avantazhin që në minutën e parë, ku pas një aksion model përfundon me gol për të besuarit e Mottas. Asist i Posch për Sansonen, i cili dërgoi sferën pas shpinës së Maignan.

Milani u përpoq të reagonte dhe pas disa tentativash më në fund arritën të gjenin golin në fundin e pjesës s parë. Pobega me një gjuajtje perfekte nga distanca realizoi golin e barazimit.

Pavarësisht rasteve në pjesën e dytë, të dyja skuadrat u detyruan të kënaqeshin me nga një pikë. Skuadra e Milanit ka 53 pikë dhe është në vendin e katërt (2 pikë më shumë se Interi që nuk ka luajtur ende këtë javë), Bologna gjendet në vendin e tetë me 44 pikë.

Ky rezultat mund të vendosë shumë për kualifikimin në Champions, pasi rivalët e Milanit janë shumë afër në renditje.

 

 

Të fundit