Flash News

E-TJERA

Video/ Lëvizjet e dy autorëve të dyshuar një ditë para ekzekutimit të ish-deputetit në Shkodër

Video/ Lëvizjet e dy autorëve të dyshuar një ditë para

Kristian Kelmendi dhe Marjan Kola, janë dy të dyshuarit kryesor në vrasjen e ish-deputetit dhe ish-kreut të komunës së Velipojës, Pashko Ujka, në Shkodër.

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar pamjet e lëvizjeve të fundit që Kelmendi dhe Kola, kanë bërë një ditë para ekzekutimit të ish-deputetit. Sipas gazetarit, dy autorët e dyshuar kanë udhëtuar më 28 dhe 29 Nëntor drejt Prishtinës, ku kanë takuar babain e Kristian Kelmendit, Aleksandër Kelmendin.

Sikurse pohon Hoxha, Aleksandër Kelmendi ndodhej në Prishtinë për shkak se është në kërkim nga policia. Gazetari theksoi se duhet të kqyren mirë kamerat e sigurisë, pasi nga informacionet që ka , rezulton se dy autorët kanë qenë në Prishtinë natën e vrasjes.

“I ka ndaluar të dy këta persona. Dhe masa e sigurisë do jepet. Në këto pamje paraqitet i ndaluari Kristian Kelmendi. Është ndaluar dhe akuzuar si autori. Ky është motivi. Ai në 28 nëntor një ditë para ngjarjes duke në Prishtinë në një qendër tregtare. Është ish qendra kulturore në Prishtinë. Kjo është video ku ai bën blerje. Pse ndodhet atje? Kjo është alibia që kanë dhënë të afërmit. Dhe këmbëngulin se nuk janë të përfshirë. Por ka disa video policia e Kosovës. Dhe lëvizjet që ka bërë Kelmendi. Në këtë moment ai është i shoqëruar me Marian Kolën dhe babanë e vet. Bëhet fjalë për orën 7 të darkës. Me datën 28. Aty është edhe babai Aleksandër Kelmendi. Në videon tjetër është edhe Marian Kola. Shok i babait të Kristjanit. Në kontaktet më rezulton që ai ishte në Prishtinë bashkë me Kristjanin për të takuar babanë. Aleksandër ka pasur lidhje farefisnore me të ndjerin. Ndodhej se është në kërkim nga policia. Dhe për t’i shpëtuar arrestimit. Të dy të ndaluarit mendohet se kanë ndihmuar Kristjan Kelmendin për të kryer ngjarjen.” tha Hoxha.

 

Të fundit