Flash News

E-TJERA

Video/ Momentet e tensionit në Kukës, si e bllokuan qytetarët vëllanë e Safet Gjicit

Video/ Momentet e tensionit në Kukës, si e bllokuan qytetarët

Në Kukës ka pasur një situatë të tensionuar ku disa qytetarë mbështetës të opozitës kanë akuzuar vëllanë e kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, se i ka kërcënuar me armë.

Vëllai i Gjicit është denoncuar nga Bedri dhe Nebi Sinamati, banorë të fshatit Bushat në Kukës, të cilët kanë thënë se Lavdrim Gjici, ka ushtgruar presion ndaj tyre.

Siç shihet në video, Lavdrim Gjici ndodhet në mjet bashkë me një person tjetër dhe qytetarët e kanë bllokuar duke mos e lejuar të kalojë.

Gjici deëgjohet në një moment të përdorë një fjalor banal teksa situata ishte tensionuar.

“Hajde, hajde më ha k****”, dëgjohet që t’iu thojë mbështetësve të opozitës shoqëruesi i vëllait të Safet Gjicit.

Admir Sinamati, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, kla ndërhyrë për të qetësuar situatën para Drejtorisë së Policisë Kukës ku ishin mbledhur qytetarët në mbështetje të dy banorëve të kërcënuar nga Gjici.

Të fundit