Flash News

E-TJERA

VIDEO/ Nesër protestë para Bashkisë, Veliaj blindon institucionin

VIDEO/ Nesër protestë para Bashkisë, Veliaj blindon institucionin

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i ka kërkuar dorëheqjen kryebashiakut të Tiranës Erion Veliajt, teksa kanë organizuar një protestë ditën e nesërme në orën 11:00.

 Mirëpo mesa duket Bashkia nuk ka humbur kohë dhe ka nisur të marrë masa duke u blinduar.

Në videon e mëposhtme shihen qartazi se punonjësit ë bashkisë kanë nisur punën duke krijuar barriera në dyer dhe dritare për cdo rastë nëse protesta nuk zhvillohet në mënyrë paqësore.

 Kjo kërkesë e Aleancës është bërë, pas skandalit korruptiv në Bashkinë e Tiranës të denoncuar nga Belind Këlliçi.

 Në një postim në Facebook, Aleanca shkruan se abuzimet e ditëve të fundit kanë treguar se ata kishin të drejtë në çdo kallëzim që kanë bërë kundër Veliajt.

VIDEO/ Nesër protestë para Bashkisë, Veliaj blindon institucionin

"Të Nderuar Qendrestarë, Miq dhe Mbështetës tê Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Ngjarjet e ditëve të fundit lidhur me abuzimet në Bashkinë e Tiranë treguan:

1. Se sa e drejtë ka qënë qendresa jonë që ka hyrë në vitin e shtatë të saj.

2. Se sa e drejtë dhe legjitime është beteja ligjore e AMT-së.

3. Se në të gjithë kallëzimet tona, ashtu si e kemi argumentuar, jemi para një Grupi të Strukturuar Kriminal, ideuar dhe udhëhequr nga Erion Veliaj.

Në këto kushte, për t’i hapur rrugë hetimit dhe për të parandaluar prishjen, tjetërsimin apo fshehjen e provave,

Qendrestarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, ditën e premte më datë 5 prill 2024, ora 11.00, para Bashkisë Tiranë, do kërkojmë:

-DORËHEQJEN URGJENTE të Kryetarit të saj Erion Veliaj.

DORËHIQU TANI.

Po kështu, këtë kërkesë do i’a bëjmë me dije edhe Strukturës së SPAK.

 

Për këtë arsye, Ju bëjmë thirrje të na bashkoheni në këtë aksion, sepse Tirana na përket të gjithëve.

Bashkë i’a dalim.

TEATRI ATY DHE ASHTU SIÇ ISHTE.

 

“Frikë e madhe e paska kapluar kreun e Organizatës Kriminale 5D, Erion Veliajn. Qënka detyruar të blindojë zyrat dhe dritaret e tempullit të korrupsionit, bashkisë Tiranë…

S’ka faj se si pronar faktik i inceneratorit të Tiranës dhe hotelit 15 milionë euro në Durrës, e di mirë ai se sa thellë i ka zhytur duart në xhepat e kryeqytetasve.

Koha e banditit në krye të bashkisë ka mbaruar. Le të bashkohemi nesër sëbashku me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, në orën 11:00, përpara bashkisë më të korruptuar në Europë.

O sot, o kurrë ✌????”, shkruan Belind Këlliçi, në një postim në rrjetet sociale.

Dosja ‘5D’ ka zbuluar jo thjesht një aferë korruptive, por një skemë të mirëfilltë të vjedhjes së fondeve publike, përmes tenderave që fitoheshin nga kompania e krijuar nga drejtorët më të rëndësishëm të Erion Veliajt, njëherazi edhe drejtuesit e shtabit të tij elektoral.

Tre nga drejtorët janë në arrest me burg, të tjerë me masa më të buta sigurie, ndërsa SPAK vijon ende hetimet.

 

 

Të fundit