Flash News

E-TJERA

Video/ Pamjet e sherrit, si ndodhi vrasja e Egli Pashollarit në Tiranë

Video/ Pamjet e sherrit, si ndodhi vrasja e Egli Pashollarit në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ndodhi 2 ditë më parë në Tiranë ku Egli Pashollari u qëllua për vdekje me thikë në Tiranë pas një sherri për motive banale.

Ndërkohë që Syri tv ka siguruar pamjet e sherrit që solli vdekjen e Pashollarit.

Autor i ngjarjes është Gazment Buçpapaj, i shpallur në kërkim dhe sipas dëshmisë së gruas së tij, arsye e konfliktit ka qenë bllokimi i rrugës.

Pashollari është konfliktuar me Buçpapajn, i cili ka qenë i shoqëruar nga gruaja e tij. E pyetur në polici, ajo ka thënë se bashkëshorti i saj kishte shkuar për ta marrë në punë pasi punonte menaxhere në një market në zonën e ish-Parkut dhe për ta çuar për një vizitë mjekësore.

Pasi ka hipur në makinë, rruga ishte bllokuar nga makina e viktimës. Buçpapaj i ka rënë borisë për t'i hapur rrugën, por sipas saj, viktima ka dalë nga mjeti dhe i ka sharë dhe ofenduar. Pas kësaj, autori i cili është ende në kërkim nga policia ka dalë nga makina dhe është përfshirë në koflikt fizik me Pashollarin ku e goditi këtë të fundit me thikë duke i shkaktuar plagë të rëndë me pasoja për jetën.

Të fundit