Flash News

E-TJERA

Video/ Plazhi i Vjetër në Vlorë mbushet me shpendë të ngordhur

Video/ Plazhi i Vjetër në Vlorë mbushet me shpendë të

Një fenomen i pazakontë është regjistruar në Plazhin e Vjetër në Vlorë, ku janë gjetur dhjetëra shpendë të ngordhur, përfshirë lejlekë.

Shkaku i ngordhjes së tyre ende mbetet i paqartë, por dyshohet se mund të jetë gripi i shpendëve, ndonëse ky informacion ende nuk është konfirmuar.

Një dyshim tjetër që po shqyrtohet është ndotja mjedisore, si dhe ndikimet e mundshme të ndërhyrjeve njerëzore në ekosistemin e zonës.

Peshkatarët e zonës shprehen se nuk kanë parë një fenomen të tillë kaq masiv më parë, duke rritur shqetësimin për ndikimet e mundshme të faktorëve mjedisorë në jetën e shpendëve.

Të fundit