Flash News

E-TJERA

Video/ "Puthe pak mamin", momenti prekës kur Endri Dumani takon nënën pas gjashtë vitesh

Video/ "Puthe pak mamin", momenti prekës kur Endri Dumani takon

Të shpëtuarit nga kampi i Al Holit, Endri Dumani, Floresha Rasha dhe tre fëmijët e saj kanë mbërritur në Shqipëri. Endri Dumani u bashkua me nënën e tij pas gjashtë vitesh, ndërsa motra e tij Eva ndodhet ende në kampin Al-Hol.

“Endri, i bukuri mamit. Endri, rrushi mamit. Puthe pak mamin, ta marr mami të keqen, oh zemra e mamit. I bukuri mamit. Shiko dajën. Oh sa i mire që qenke bërë ti”, u shpreh nëna e Endrit mes lotësh.

Për të shtensionuar situatën kryeministri Edi Rama tregoi dhe një episod me humor sa i takon takimit të tij me 11-vjeçarin. Ai tha se Endri sapo e kishte parë, i kishte thënë Ramës se: “Sa qenke plakur”.

 

Të fundit