Flash News

E-TJERA

VIDEO/ Sekuestrohen 4.6 kg tritol dhe C-4, armë, municione e granata, arrestohen 3 persona

VIDEO/ Sekuestrohen  4.6 kg tritol dhe C-4, armë, municione e granata,

Policia e Durrësit ka arrestuar tre persona në kuadër të operacionit të koduar "Binomi", pasi akuzohen për veprimtarinë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve eksplozive dhe të armëmbajtjes pa leje.

Në pranga janë vënë shtetasit: Barim Flora, 42 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale "Armëmbajtja pa leje" dhe "Vjedhja"; Ardjan Gjoka, 33 vjeç dhe Jemin Flora, 33 vjeç, banues në Tiranë.

"Bazuar në prova ligjore, në vendin e quajtur "Mbikalimi i Shkozetit", Durrës, u bë kapja dhe arrestimi i këtyre personave. Gjatë kontrollit në automjetin tip “Land-Rover Frilander”, me drejtues shtetasin Jemin Flora dhe pasagjerë shtetasit Barim Flora dhe Ardjan Gjoka, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale:

• 1.2 kg eksploziv i paketuar i dyshuar i llojit C-4;
• 2.2 kg lëndë eksplozive e dyshuar tritol;
• 3 granata dore luftarake;
• 4 aparate telefoni celular.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe automjeti tip “Land-Rover Frilander”." thuhet në njoftimin e policisë.

Burimet zyrtare bëjnë me dije janë sekuestruar edhe një armë zjarri kallashnikov dhe 1.2 kg lëndë eksplozive tritol, 5 kapsolla detonatore dhe një sasi municioni luftarak.

Vazhdon puna për dokumentimin e plote ligjor të kësaj veprimtari kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në të. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Durrës, për hetime të mëtejshme.

Të fundit