Flash News

E-TJERA

Video/ Shpërthimi me tritol në Shkodër, momenti kur autorët vendosin sasinë e eksplozivit në lokal

Video/ Shpërthimi me tritol në Shkodër, momenti kur autorët

Ky është momenti kur dy autorët kanë vendosur sasinë e tritolit në lokalin e 65-vjeçarit në Shkodër.

Du autorët afrohen pranë derës së lokalit dhe vendosin sasinë e lëndës plasëse, e cila shkaktoi vetëm dëme material. Në godinën ku ndodhej lokali ishte edhe banesa e pronarit, por në momentin e shpërthimit nuk ndodhej njeri në shtëpi.

65-vjeçari, teksa shkoi për ta hapur lokalin në orët e para të mëngjesit, konstatoi se xhami i derës së lokalit ishte thyer.

Deri tani nuk dihen shkaqet e vendosjes së sasisë së eksplozivit, ndërsa po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

 

Të fundit