Flash News

E-TJERA

Video/ Si të përfitoni rimbursimin e barnave anti-COVID falas

Video/ Si të përfitoni rimbursimin e barnave anti-COVID falas

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar një video orientuese se si qytetarët e prekur nga Covid-19 që trajtohen në banesë, mund të përfitojnë barnat me rimbursim falas.

Këto qytetarë duhet të lidhen me mjekun e familjes, por nëse nuk e dinë kush është mjeku i tyre i tyre i familjes mund të kontaktojnë në linjën e gjelbër 0800 40 40 për ta mësuar.

Mjeku i familjes përshkruan recetën sipas protokollit në varësi të gjendjes së pacientit, e lehtë ose e moderuar, ndërsa me kodin e recetës një i afërm i pacientit paraqitet në farmaci për të marrë barnat falas.

Rimbursimi për trajtimin e simptomave të Covid19 është deri në 1 muaj dhe mund të përfitojnë edhe ata nëse janë ose jo të siguruar. 

Të fundit