Flash News

E-TJERA

Video/ Si u vodh “Range Rover-i” që u përdor në sulmin ndaj Top Channel? Flet pronari nga Kosova

Video/ Si u vodh “Range Rover-i” që u përdor në

Mjeti tip “Range Rover” i cili u gjet i djegur në Golem të Kavajës dhe që u përdor nga autorët e sulmit ndaj Top Channel, mesnatën e 27 marsit, rezulton i vjedhur.

Mjeti ngjyrë kafe i është vjedhur një turisti Kosovar në korrik të vitit 2020, në fshatin Tale të Lezhës.

Në një prononcimpër mediet, pronari i mjetit i identifikuar si Ramadan Nikolli, ka thënë se mjetin ia kishte vjedhur roja i sigurisë i hotelit ku kishte qëndruar asokohe në Lezhë.

“’Range Rover’ me të cilin dyshohet se u sulmua ‘Top Channel’ mbrëmë, ka qenë vetura ime, por që më është vjedhur nga rojtari i sigurisë së hotelit ku po qëndrojë me pushime atëherë”, ka thënë ai.

Sipas informacioneve nga Policia e Shtetit, edhe targat “AA 456 HC” rezultojnë të vjedhura natën e ndërrimit të viteve në Tiranë.

Në sulmin me kallashnikov mbeti i vrarë roja i sigurisë i godinës së Top Channel, Pal Kola 60 vjeç. Lidhur me ngjarjen, u arrestuan në Vlorë ish-dhëndri i Kolës, Roberto Papçi dhe Agustin Tonaj, të cilët janë lënë të lirë.

Të dy kanë mohuar akuzat për përfshirje në sulmin ndaj TCH duke deklaruar se janë gjendur në Vlorë për të blerë një makinë.

 

Të fundit