Flash News

E-TJERA

Video/ Të rinjtë protestë në përurimin e “Durrës Yachts and Marina”: Larg duart nga porti!

Video/ Të rinjtë protestë në përurimin e

Disa të rinj kanë protestuar kundër projektit “Durrës Yachts and Marina” i përuruar sot nga qeveria në qytetin bregdetar.

Aktivisti Aulon Kalaja ka publikuar një video, ku bashkë me disa të rinj durrsakë kanë shpërndarë broshura, për të vënë në pah se sipas tyre ky projekt e dëmton interesin e shqiptarëve.

Postimi i Kalasë:

Përballja e të rinjve në protestën e sotme, me Mohamed Alabbar.

“Larg duart nga Porti i Durrësit!”

Në përurimin e “Durrës Yachts and Marina”, qeveria ftoi artistët shqiptarë për t’i blerë. Ne ishim aty, për t’i dhënë broshurat me 5 pika, pse afera koruptive e Portit të Durrësit, e dëmton interesin e shqiptarëve.

Edhe pse personeli i stadiumit na provokoi, të rinjtë e Durrësit qëndruan dhe nuk u tërhoqën.

Për më tepër ndiqni videon:

Të fundit