Flash News

E-TJERA

Video/ Tokat nën ujë, si duken zonat e përmbytura në Shkodër

Video/ Tokat nën ujë, si duken zonat e përmbytura në

Reshjet e dendura kanë shkaktuar përmbytje në shumë qytete të Vendit. Më problematiku deri tani është qarku i Shkodrës, ku raportohen mbi 2.000 ha sipërfaqe toke nnë ujë.

LSA ka sjellë pamjet me dron nga Shkodra në zonat ku ka më shumë përmbytje. Siç shihet edhe nga pamjet, përveç tokave bujqësore që janë nën ujë, edhe banesat e qytetarëve janë përmbytur.

Kryebashkiaku i Shkodrës raportoi pak më parë nga terreni se janë rreth 31 familje të evakuuara nga bashkia. Gjendja u përkeqësua ndjeshëm gjatë natës, ku u rrit edhe numri i sipërfaqeve të përmbytura.

Pak më parë, krydemokrati Sali Berisha ishte në Shkodër për të inspektuar situatën. Berisha tha se qeveria hapi digat për të shkarkuar ujin, por pa njoftuar bashkinë të merrte masa.

Të fundit