Flash News

E-TJERA

Video/ Tym e flakë në autostradën Tiranë-Durrës, shkrumbohet makina në ecje, plagoset shoferi


Video/ Tym e flakë në autostradën Tiranë-Durrës,

Një automjet është përfshirë nga flakët në autostradën Tiranë-Durrës.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, pranë QTU-së. 

Siç duket edhe nga video e siguruar nga Politiko.al, makina është përfshirë totalisht nga flakët, ndërsa zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes për neutralizimin e flakëve.

Në njoftimin paraprak, policia njofton se mjeti ka marrë flakë në ecje e si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 16.06.2022, në autostradën Durrës-Tiranë, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht, mjeti me drejtues shtetasin B. K.


Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Të fundit