Flash News

E-TJERA

Video/ Zjarr i fuqishëm në Shkodër, reagon policia: Po bëhet evakuuimi i banorëve në banesat që rrezikohen

Video/ Zjarr i fuqishëm në Shkodër, reagon policia: Po bëhet

Një zjarr i fuqishëm ka rënë sot pasdite në qytetin e Shkodres.

Flaket kanë përfshirë tregon e rrobave të përdorura në lagjen 'Qafë Hardhi'.

Në vendngjarje janë nisur forca të shumta zjarrfikëse, ndërsa shllungat e tymit kanë mbuluar qytetin e Shkodres.

"Rreth orës 18:55, në lagjen “Ndoc Mazi”, në një treg me rroba të përdorura ka rënë zjarr. Zjarrfikësit së bashku me policinë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.

Shërbimet e Policisë po bëjnë evakuimin e banorëve nga banesat që rrezikohen nga zjarri.

Zjarrfikësit po punojnë intensivisht për shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e  shkakut të rënies së zjarrit", njofton policia paraprakisht. 

Të fundit