Flash News

E-TJERA

Vidhte kartat e identitetit të pacientëve për të marrë kredi, Apeli lë në burg infermieren

Vidhte kartat e identitetit të pacientëve për të marrë

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për infermieren e spitalit, e cila iu vidhte kartat e identitetit pacientëve me qëllim marrjen e kredive.

Apeli rikonfirmoi masën e sigurisë “Arrest me burg” për E.B, me detyrë infermiere dhe masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për O.H shitëse e një subjekti privat që tregtonte pajisje elektroshtëpiake.

Pas ndalimit nga policia, në banesën e infermieres u sekuestruan pajisje elektroshtëpiake me vlerë afro 40.000.000 lekë. Shtetasja O.H. i përdorte kartat e identitetit për të marrë kredi, me qëllim për të blerë pajisje të ndryshme në dyqanin ku punonte

NJOFTIM PER MEDIAN

Sikurse është raportuar në media të ndryshme, mbi kallëzimin e bërë nga disa shtetas, u bë i mundur arrestimi i personave me iniciale E.B dhe O.H, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëra - tjetrën, shtetësja E.B merrte kredi me kartat e ID së pacientëve. Referuar interesimit të medias për këtë rast njoftojmë se:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit për personat nën hetim E.B dhe O.H, , të dyshuara për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi në kredi” në bashkepunim, parashikuar nga nenet 146 dhe 25 të Kodit Penal.

Me vendimin nr. 1699 Akti , datë 30.09.2021, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur:

- Për personin nën hetim E.B caktimin e masës  “Arrest në burg”.

- Për personin nën hetim O.H caktimin e masës  “Arrest në Shtëpi”.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personat nën hetim E.B dhe O.H.

Në vijim, Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr. 935 datë 13.10.2021 vendosi:

-Miratimin e vendimit nr. 1699 Akti , datë 30.09.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Të fundit