Flash News

E-TJERA

Vijon aksioni i IKMT-së, nis shembja e 20 objekteve në Unazë të Re

Vijon aksioni i IKMT-së, nis shembja e 20 objekteve në Unazë

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur këtë mëngjes prishjen e 20 objekteve në zonën e Unazës së Re, të cilat preken nga projekti i Unazës së Madhe.

Sipas një njoftimi të një dite më parë, IKMT lajmëroi se janë marrë masat për lirimin e këtyre objekteve, si dhe janë njoftuar pronarët e tyre.

Ndërkohë në njoftimin e bërë publik sot, IKMT shkruan se objektet janë të madhësive nga dy deri në katër kate, me funksione të ndryshme.

“Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit prej mëngjesit të sotëm ka nisur prishjen e 20 objekteve në gjurmën e Unazës së Madhe, Loti III (Astir). Objektet janë të madhësive nga dy deri në katër kate, me funksione të ndryshme. Një pjesë e tyre janë shpronësuar sipas legjislacionit në fuqi, ndërsa një pjesë janë skualifikuar. Deri tani, aksioni i IKMT ka vijuar i qetë”, lajmëron IKMT.

 

Të fundit