Flash News

E-TJERA

Vijon operacioni antidrogë “Thethi”, arrestohet 28-vjeçari në Shkodër

Vijon operacioni antidrogë “Thethi”, arrestohet

Policia e Shkodrës ka vijuar me operacionin “Thethi” duke arrestuar edhe personin e tretë të amplikuar, 28-vjeçarin me inicialet M.D.

I riu nga Shkodra akuzohet për kultivim dhe trafikim narkotikësh, sëbashku me shtetasit T. K. dhe A. T., të cilët janë arrestuar duke transportuar 8 kg lëndë narkotike me një mjet tip “Renault”, më datë 05.10.2020.

Policia ka njoftuar se vijon puna për kapjen dhe ndalimin edhe të shtetasit tjetër të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.  

Njoftimi i plotë:

Vijon operacioni antidrogë “Thethi”. Shkon në tre numri i të arrestuarve.

Kapet dhe ndalohet një nga shtetasit e shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në vijim të operacionit “Thethi”, i finalizuar rreth dy javë më parë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin M. D. 28 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër, Shkodër.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ishte shpallur në kërkim si person i implikuar në ngjarjen e datës 05.10.2020, në fshatin Reç, Malësi e Madhe, ku shtetasit T. K. dhe A. T., të cilët janë arrestuar gjatë operacionit, u konstatuan duke transportuar 8 kg lëndë narkotike me një mjet tip “Renault”.

Vijon puna për kapjen dhe ndalimin edhe të shtetasit tjetër të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.  

Të fundit