Flash News

E-TJERA

Vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në malin e Tërbunit të Pukës

Vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në malin e Tërbunit

Vijon të jetë aktiv zjarri në malin e Tërunit të Pukës dhe deri tani flakët kanë përfshirë një sipërfaqe prej 15 hektarësh me pisha dhe lisa.

Në operacionin për shuarjen e flakëve në këtë vatër aktive të zjarrit ndodhen 12 forca të zjarrfikëseve, 10 të shërbimit pyjor dhe 15 të shërbimeve komunitare. Ndërkohë pritet që operacionit t’i shtohen dhe 25 ushtarë të repartit ushtarak të Vau të Dejës.

Për shuarjen e zjarrit është punuar deri tani me degë, lopata e mjete të tjera rrethanore pasi është e pamundur ndërhyrja me zjarrfikëse.

Të fundit