Flash News

E-TJERA

Vijon vala e dorëheqjeve në bashkitë e vendit, 7 administratorë paraqesin dorëheqjet në Gjirokastër

Vijon vala e dorëheqjeve në bashkitë e vendit, 7

Shtatë administratorë të njësive që janë në varësi të Bashkisë Gjirokastër kanë paraqitur dorëheqjen e tyre nga pozicionet drejtuese. Dorëheqjet vijnë pas urdhrit të Ramës për spatruar stafin e bashkive.

Konkretisht janë administratorët e Njësive Gjirokastër, Cepo, Lazarat, Lunxheri, Antigone, Odrie dhe Picar.

Sipas kryetarit të Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi  për të gjithë këta administratorë do të vijojë të shqyrtohet performanca e gjithsecilit ndërsa do të vijojnë te kryejnë detyrat funksionale deri në vendimin përfundimtar.

Kujtojme qe 14 administratorë dhe 2 nënkryetarët e bashkisë së Kukësit janë larguar nga detyra.

Lajmi është konfirmuar nga bashkia në një njoftim zyrtar. Pak më parë, u dorëhoqën drejtuesit e njësive vendore në bashkitë Elbasan, Korçë dhe Kolonjë.

“Më datë 10 Korrik 2025, u zhvillua analiza e punës për performancën e institucionit të Bashkisë Kukës për periudhën Janar–Qershor 2025.

Në funksion të përmirësimit të punës dhe rritjes së nivelit të shërbimit ndaj qytetarëve, Kryetari i Bashkisë Kukës vendosi të shkarkojë nga detyra 14 administratorë të Njësive Administrative dhe 2 nënkryetarë të Bashkisë.

Puna do të vijojë me fokus në përmirësimin e treguesve të performancës në të gjithë sektorët ku janë evidentuar problematika, si dhe me vëmendje të shtuar ndaj cilësisë së shërbimeve për qytetarët”, thuhet në njoftimin zyrtar të bashkisë.

Të fundit