Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
nga Alban Zeneli*
Çdokush që e lexon këtë fillim do të thotë se ç’lidhje kanë, virusi që ka të bëjë me shëndetin e njerëzve, Kosova një shtet që sapo ka dalë nga lufta dhe e vazhdon akoma me mjete të tjera, dhe Shoqëria e Lirë (Shoqëria e hapur), në mendimin tim një ide që ka të bëjë se si e shohim sot zhvillimin e shoqërisë njerëzore.
Kemi një armik shëndeti, një shtet dhe një ide.
Në pamje të parë këto nuk kanë asgjë të përbashkët.
Në një analize jo shumë të thellë, duke marrë në konsideratë dhe statistika, e sidomos faktorin kohë për secilën do të dalim në një përfundim që kanë shumë gjëra që më së shumti i afrojnë.
a)Virusi, një rrezik që e ka ndjekur njeriun që në krijimin e tij, herë pas here ka ndryshuar mënyrën e jetesës, por dhe ka qenë shkak i zbulimeve për tu përballur me të, zbulime që e kanë arritur në zhvillimin e shkencës më herët, por sot dhe të teknologjisë. Ky zhvillim i teknologjisë dekadat e fundit po shkon përpara me hapa më të shpejtë se integrimi apo përshtatja e shoqërisë me këto përparime. Shoqëritë shpesh janë dhe skeptike, e realiteti i sotëm, pra Virusi po e tregon më së miri këtë pasiguri.
Ky mosintegrim ose përshtatje vjen nga shumë faktorë, por ajo që është e rëndësishme po bëhet shkak për një hapësirë boshe e që shfrytëzohet nga interesa deri diku okulte si dhe përhapjen e teorive konspirative. Të përhapësh panik me teori konspirative ditët e sotme është sa miopi, por dhe dashakeqësi më e pakta.
E them këtë për një argument të thjeshtë e të kuptueshëm për të gjithë, teoritë konspirative kanë qenë reale në kohë kur teknologjia ishte shumë e pazhvilluar, po sot kur bota është totalisht e hapur e nuk ka më të fshehta e ku gjithkush mund të shohë të lexojë e të dëgjojë gjithcka,
konspiracioni është pa kuptim.
Pra, sot Virusi është aktual, të gjithë po e shohin po e dëgjojnë e për fat të keq shumë po e provojnë, e disa me pasoja fatale. Jashtë konspiracionit ky është realitet e me këtë realitet po përballet e gjithë bota e civilizuar dhe e pacivilizuar.
Patjetër që kjo është një sfidë ose më saktë një luftë, e si në çdo luftë duhet të kemi një strategji për t’u përballur e për ta fituar.
Në fillim duhet të pranojmë “armikun” më pas duhet ta njohim të gjithë për të marrë hapat e nevojshëm të planifikimit e të planizimit të fitores ndaj tij.
Si përfundim duhet të pranojmë REALITETIN!
b) Kosova shtet i çliruar këto 20 vite me ndihmën e paçmuar të aleatëve tanë strategjikë e partnerëve.
Lufta çlirimtare e shqiptarëve të Kosovës dhe ndërhyrja e forcave të Aleancës solli çlirimin e Kosovës në vitin 1999.
Që nga ajo kohë kanë rrjedhur shumë ujëra.
Sot ne kemi një Kosovë të pavarur me një rezolutë 1244 në kurriz, me veriun e pamenaxhueshëm, krijimin e asosacionit të komunave serbe e me disa shtete anëtare të OKB që nuk e njohin pavarësinë e saj.
Me pak fjalë ky është REALITETI që përballen sot të gjithë.
Sepse kemi ardhur në këtë situatë nuk e analizojmë, se është një debat shumë i gjatë dhe nuk dalim askund, ashtu siç nuk kemi realizuar ato objektiva që mendoj kishin partnerët tanë por dhe i gjithë populli i Kosovës.
Analiza ime jo e thellë për të mos hyrë në debate shterpë nuk është për të dhënë faktorët apo aktorët që çuan në këtë aktualitet, por për të mos u marrë me teori konspirative por me pranimin e realitetit ashtu siç është.
Duke njohur situatën ku ndodhet dhe pranimin e saj, zgjidhja bëhet më e lehtë dhe më me pak kosto.
Nuk mund të marr përsipër të jap formula zgjidhje por t’i marrim me rradhë faktet.
Ku ishte Kosova? Ku është Kosova e ku do shkojë?
Ku ishte, besoj e dime (pa konspiracion).
Pyetja shtrohet: Ku është e ku do shkojë? Ku është, kjo është pyetja. Nëse pranohet realisht situata ku ndodhet, atëherë dhe ku do shkojë është e lehtë për zgjidhje me më pak kosto dhe afatgjatë.
Sa më shpejt ta kuptojmë realitetin dhe zgjidhja për Kosovën do të jetë optimale.
Si përfundim dhe Kosova duhet ta pranojë Realitetin.
c) Shoqëria e Lirë (Shoqëria e Hapur) në mendimin tim është një realitet i sotëm i kushtëzuar me kohën ku po jetojmë.
Shoqëria njerëzore ka kaluar apo jetuar në kohë e etapa të ndryshme dhe gjithmonë më të veçantat e saj që nga lindja e njeriut e deri më sot ka kërkuar forma, mënyra e mjete për të jetuar e mbijetuar e në cdo ndryshim, me apo po luftë kanë ndryshuar kulturat e shumëçka tjetër.
Shoqëritë që kanë rezistuar ndryshimeve apo zhvillimeve për shkaqe të ndryshme kanë mbetur gjithmonë prapa.
Shumë ndryshime apo zhvillime dhe ato të shkencës e të teknologjisë më së shumti kanë ardhur me sakrifica nga shoqëri apo kombe të ndryshme. Dhe sot vijmë në një realitet të ndryshëm në mbarë botën. Sot debati më i “madh” për Shoqërinë e hapur ka të bëjë me këndëvështrimin për “moralin” po për ironinë tonë si rezultat i zhvillimeve të ndryshme, politike, ekonomike dhe teknologjikë ka ndryshuar dhe botëkuptimi për moralin.
Ne kemi jetuar në një sistem diktatorial dhe botëkuptimi për moralin ka qenë shumë i ndryshëm me atë që është sot, por akoma nuk është i afrueshëm me shoqëri ku në duam të aspirojmë që të bëhemi anëtarë. Ne aspirojmë që të bëhemi një shoqëri ku të ekzistojë e drejta, ku shteti ynë të jetë demokratik e të bëhemi pjesë e një shoqërie të hapur, por kjo nuk mund të bëhet nëse NE nuk njohim Realitetin brenda NESH.
NE duhet të pranojmë atë që kërkojmë, shoqëri të emancipuar të zhvilluar në çdo aspect, e sa më shpejt ta pranojë, shoqëria jonë aq më shpejt do të bëhemi pjesë e shoqërive ku ne duam të shkojmë.
Ta bëjmë realitet shoqërinë tonë më të hapur, apo më të lirë, ose ti vemë çdo emër që na vjen për shtat.
Si përfundim Virusi, Kosova, Shoqëria e hapur kanë një të përbashkët REALITETIN.
Sa më shpejt ta kuptojmë e ta pranojmë, pa hipokrizi e pa konspiracion, të tre shoqëritë do të fitojnë.
*Ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38