Flash News

E-TJERA

Vizat e punësimit/ Ambasada gjermane njofton: Ndryshon procedura e caktimit të orareve të aplikimit

Vizat e punësimit/ Ambasada gjermane njofton: Ndryshon procedura e caktimit

Ambasada gjermane ka njoftuar ndryshimin e procedurës së aplikimit për viza punësimi për vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Sipas ambasadës, të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë që nga data 1 dhjetor në orën 09.00 deri më 17 dhjetor në orën 12.00, nëpërmjet sistemit online të caktimit të orareve të aplikimit.

Njoftimi i ambasadës:

Të reja në Rregulloren për Ballkanin Perëndimor: Ndryshim në procedurën e caktimit të takimeve

Për shkak të kërkesës tejet të lartë për orare aplikimi për vizë me qëllim punësimin sipas Rregullores për Ballkanin Perëndimor, e cila e tejkalon ndjeshëm numrin e orareve që mund të vihen në dispozicion, dhe me qëllim sigurimin e mundësive të barabarta për një orar aplikimi, që prej dhjetorit 2021 këto orare do të caktohen përmes një procedure të përmuajshme shorti.

Personat e interesuar do të kenë mundësinë që nga data 1 dhjetor në orën 09.00 deri më 17 dhjetor në orën 12.00, nëpërmjet sistemit online të caktimit të orareve të aplikimit të ambasadës të shprehin interesin e tyre për procedurën e shortit.

Mes të gjitha kërkesave të regjistruara përmes një shorti kompjuterik do të përzgjidhet, se kush do të marrë një orar aplikimi për periudhen janar deri fillim shkurti 2022. Procedura e shortit do të realizohet secilën herë në Ministrinë e Jashme Federale në Berlin nën mbikqyrjen e disa personave.

Lutemi të regjistroheni vetë dhe me qetësi për procedurën e shortit dhe bëni shumë kujdes në hedhjen korrekte të të dhënave tuaja.

Informacione të rëndësishme:

Regjistrimet e shumëfishta përjashtohen.

Ndryshimi i mëvonshëm i të dhënave të regjistruara është i pamundur.

Kalimi i orarit të aplikimit tek një person tjetër nuk lejohet.

Regjistrimi i mëhershëm nuk ka përparësi kundrejt një regjistrimi të mëvonshëm.

Angazhimi i palëve të treta (p.sh. agjensive) nuk është i nevojshëm dhe nuk sjell asnjë përparësi.

Ambasada nuk cakton takime esktra, ndaj ju lutemi të hiqni dorë nga kërkesa të këtij lloji.

 

Të fundit