Flash News

E-TJERA

Vizita e Erdogan në përvjetorin e vdekjes së Skënderbeut? Qeveria: Lidhje të tilla pa lidhje, nxisin urrejtje

Vizita e Erdogan në përvjetorin e vdekjes së Skënderbeut?

Nuk kanë qenë të pakta komentet për vizitën e Presidenti i Turqisë Rexhep Tayyip Erdogan në ditën e përvjetorit të 554 të vdekjes së Skënderbeut.

I pyetur nga Zëri Amerikës për koincidencën e vizitës së presidentit turk, në datën e vdekjes së Skënderbeut dhe nëse një koincidencë e tillë përbënte ose jo problem, zëdhënësi i Qeverisë Endri Fuga e cilësoi pyetjen “në rastin më të mirë -të pakujdesshme- dhe në rastin më të keq -provokuese-, sepse nuk ka asnjë lidhje mes Republikës së Turqisë dhe rrethimeve të Krujës apo mes qëndresës së Heroit tonë Kombëtar Skënderbeut dhe Turqisë së sotme, e cila është anëtare e NATO-s, vend partner strategjik i Shqipërisë dhe mik i mirë në ditë të vështira, siç e tregoi edhe mbështetja e paçmuar për rimëkëmbjen pas tragjedisë së tërmetit. Prandaj problem në këtë rast nuk përbën vizita e Presidentit të Republikës së Turqisë, po lidhje të tilla krejt pa lidhje, të cilat pa dashje nxisin urrejtje mes popujve”, - u shpreh Fuga.

Turqia ka rritur ndikimin e saj politik dhe ekonomik në rajonin e Ballkanit. Kryeministri shqiptar njihet për raportin e tij të ngushtë me presidentin Erdogan, i cili konsiderohet si një udhëheqës autoritarist.

 

Të fundit