Flash News

E-TJERA

Vjedhje, dr*gë dhe armë, arrestohen 4 të rinj në Lezhë e Kurbin

Vjedhje, dr*gë dhe armë, arrestohen 4 të rinj në Lezhë

Policia e Lezhës ka arrestuar 4 të rinj për vepra të ndryshme penale. Në Kurbin u vu në pranga një 17-vjeçar, të cilit iu gjet armë zjarri në banesë. Ndërkohë dy të rinj 19 dhe 28 vjeç u arrestuan në flagrancë, nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Forcat e policisë gjatë kontrollit kanë sekuestruar një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe sasi të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në doza, të gatshme për shitje.

"Si rezultat i intensifikimit të kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë dhe rendit publik, gjatë sezonit turistik 2023, Policia e Lezhës ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Prania”, si rezultat i të cilit:

-në Kurbin, u arrestua në flagrancë shtetasi F. Ll 17 vjeç, banues në Kurbin, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak;

-u arrestuan në flagrancë shtetasit shtetasit E. Gj. 19 vjeç dhe I. Sh. 28 vjeç, të dy banues në Lezhë, pasi gjatë kontrolleve fizike iu gjetën sasi lëndësh të dyshuara narkotike kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në doza të gatshme për shitje;

-u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim R. M., 22 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet se gjatë muajit të shkuar, ka vjedhur në një lokal, produkte dhe një shumë parash.", njofton policia.

Të fundit