Flash News

E-TJERA

Vlora përfshihet nga reshje intensive shiu, bashkia: Këto zona mund të përmbyten

Vlora përfshihet nga reshje intensive shiu, bashkia: Këto zona mund

Reshje të dendura shiu kanë përfshirë qytetin e Vlorës gjatë ditës së sotme, duke krijuar vështirësi në qarkullim dhe rrezik për përmbytje në disa zona.

Për këtë situatë, Bashkia e Vlorës u ka bërë thirrje banorëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë udhëzimet e autoriteteve për të shmangur incidentet.

Sipas njoftimit të bashkisë, qytetarët këshillohen të mos parkojnë automjetet në zonat me risk të lartë, si: “Albano&Romina”, Biblioteka Publike, pranë Kishës Orthodhokse, në zonën e “Skelës” tek dykalimshi dhe pranë shkollës “Halim Xhelo”.

Ndërkohë, reshjet e shiut kanë përfshirë pothuajse gjithë territorin e vendit këtë të mërkurë, duke sjellë edhe një rënie të ndjeshme të temperaturave. Autoritetet lokale vijojnë monitorimin e situatës dhe janë në gatishmëri për çdo emergjencë.

Të fundit