Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Kryebashkiaku aktual i Vlorës, Ermal Dredha, në nisje të punës së tij në vitin 2023, shpalli “prioritet pastrimin e qytetit” dhe zgjidhjen e çështjeve të mbetjeve. Për të tretin vit radhazi, Vlora ka përjetuar në periudhën e sezonit turistik disa herë djegie të mbetjeve urbane në venddepozim pranë lagjes 24 Maji.
“Isha aty atë ditë (më 7 qershor) kur u ndez zjarri në fushën e depozitimit të mbetjeve. Dukej si shpërthim bërthamor mjedisor. Është e patolerueshme djegia e mbetjeve”, tha eksperti mjedisor, Lavdosh Ferruni.
Ende nuk ka një studim të mirëfilltë sa është sasia e mbetjeve urbane që krijojnë problematikë aty, por diskutohet të jetë mbi 350 mijë ton dhe përveç erës së rëndë, kryesisht banorët pranë vendgrumbullimit të mbetjeve janë të riskuar seriozisht në shëndet. “Dioksina dhe furanet që dalin nga djegia e mbetjeve, janë të vërtetuara që janë kancerogjene. Gjithashtu ka kontaminim në tokë, ujë dhe ajër. Djegiet e mbetjeve urbane, veçanërisht plastika, klasifikohet nga ndotjet më të rrezikshme”, thotë Ferruni.
Vetë Bashkia Vlorë shkon edhe më “larg” në problematikën e djegies së mbetjeve, duke pranuar se ka pasoja të rënda, e madje ndikim edhe në ngrohjen globale. “Djegia e mbetjeve çliron në ajër shumë elementë si dioksina, furane, polikarbone, okside të squfurit, okside të azotit CO2 dhe metani i çliruar nga mbetjet kontribuojnë në ngrohjen globale. Tymin dhe aromën e rëndë e përjetojnë komunitetet përreth”, konstaton Bashkia Vlorë.
Ndërkohë, kreu i bashkisë Ermal Dredha nuk është i vetmi që premtoi zgjidhjen e këtij problemi. “Na kanë premtuar se do zgjidhet kjo çështje. Madje para zgjedhjeve erdhën disa deputetë dhe na thanë që mbetjet do të largohen, por asgjë nuk shihet, plehrat vijojnë të hidhen ende”, shprehet Valentin Aliaj.
“Ehhh sa kemi dëgjuar nga këta, çdo kryetar bashkie që ka ardhur këtë ka thënë gjithnjë; ’do ta zgjidhim shpejt’, po ku është zgjidhja?”, ngre pyetjen banori tjetër Ismail Lazaj, duke treguar me dorë malin e madh me mbetje që në dy tre vatra të vogla vijon të nxjerrë tym.
Mes një pirgu të madh me mbetje, dy barinj heqin udhën për një tufë të madhe dhensh, ngjyra e të cilëve ka marrë tërësisht pamjen e mbeturinave urbane, një gri e theksuar. Lirshmërinë ua prish zhurma e një kamionçine me logon e Bashkisë Vlorë të mbushur me plehra, e cila shkarkon vrullshëm dhe largohet shpejt për të mos rënë në sy. Me këtë pamje Faktoje.al u përball mëngjesin e 16 qershorit në nisjen e sezonit turistik në Vlorë.
Në reagimi, Bashkia Vlorë pranon se aty vijojnë të hidhen mbetje, por, sipas tyre, janë materiale që nuk pranohen për përpunim në Landfill. “Në vendgrumbullimin e vjetër hidhen vetëm mbetje inerte të cilat nuk pranohen në Landfill si: mbetjet e orendive shtëpiake, pajisjet elektroshtëpiake, pajisjet hidrosanitare, mbetjet e pajisjeve elektronike dhe materialeve të ndërtimit”, thotë Ndërmarrja e Pastrimit e Bashkisë Vlorë.
Faktoje.al, në dy raste konstatoi se kamionçinat shkarkuan mbetje urbane. Lagjja “24 Maji” në Vlorë, në pikën ndarëse mes Pyllit të Sodës dhe Zvërnecit, është kthyer në një burim të frikshëm infeksionesh nga mbetjet, erës së rëndë, dioksidit të karbonit nga djegia dhe pasiviteti nga administrata lokale në përballimin e situatës. “Aty është sëmundje e madhe. Sidomos mëngjesi kur digjen plehrat është problem, nuk marrim dot frymë”, thotë Ismail Lazaj, një banor i zonës, nga të paktit që pranoi të fliste, pasi frika se po folën u hapen probleme në punë, apo në biznesin e vogël, është e madhe.
“Mos të hidhen akuza në tym, sepse i bëhet dëm Vlorës. Është gjithë ajo punë kolosale. Duhet të kuptojmë një gjë, ka 40 e ca vite që përdoret ajo fushë mbetjesh dhe është jashtë kapaciteteve. Lufta më e madhe që ne kemi pasur, të paktën që kur kam marrë këtë detyrë, ka qenë pjesa ligjore, për të vënë në funksion landfillin. Mbetjet urbane shkojnë të gjitha në landfillin e Sherishtës, që prej 26 prillit 2025”, tha në një reagim të fundit publik, Ermal Dredha, kryetar i Bashkisë Vlorë.
Ky institucion në një përgjigje zyrtare për Faktoje.al pranoi problematikën, ndërsa thekson se fenomeni i djegieve në vendgrumbullimin e mbetjeve nuk është i ri. “Situata problematike përsa i përket mbetjeve urbane në fushën e vendgrumbullimit është një situatë e përsëritur edhe në vitet e kaluara”, thuhet në reagimin e Bashkisë Vlorë, ndërsa shtojnë se: “për shkaqet e kësaj problematike janë bërë të gjitha denoncimet ku institucionet përkatëse janë në proces hetimi, nëse janë të qëllimshme apo aksidentale”.
Kryebashkiaku Dredha foli gjithashtu edhe për mundësinë e kapsulimit të vendgrumbullimit të mbetjeve, por në përgjigjen zyrtare nga Bashkia Vlorë, nuk konfirmohet një projekt i tillë. “Ndërmarrja e Pastrimit nuk ka një informacion mbi projektin për kapsulimin e mbetjeve, koston dhe nëse këtë projekt do ta realizojë vetë bashkia apo me kontraktor”, thuhet në reagim, ndërsa pranohet prej tyre se: “nuk mund të flasim definitivisht për mbylljen përfundimtare të problemit në fushëdepozitimin e vjetër të mbetjeve”.
Për menaxhimin e mbetjeve urbane ka një ligj të veçantë që përcakton qartë se si duhet të trajtohen mbetjet, cilët institucione janë përgjegjëse dhe çfarë masash merren në raste të shkeljeve. Ligji nr. 10 463, datë 22.09.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, e ka të qartë: përgjegjësia për menaxhimin, mirëmbajtjen dhe sigurinë e fushave të mbetjeve bie plotësisht mbi njësitë e qeverisjes vendore. Po duke iu referuar ligjit, disa paragrafe të tjerë saktësojnë edhe masat ndëshkimore në rast të shkeljeve të procedurave në trajtimin e mbetjeve ku konkretisht djegia e mbetjeve në mënyrë të pakontrolluar është e ndaluar dhe përbën shkelje, që mund të ndëshkohet me masa administrative dhe ndjekje penale, në varësi të pasojave.
Faktoje.al pa nga afër fushën e mbetjeve dhe u konstatua se mbetjet urbane që mblidhen në Vlorë dhe Orikum vijojnë të hidhen në këtë fushëdepozitimi mbetjesh edhe pas deklaratës së kryebashiakut Dredha se ai venddepozitim nuk përdorej më. Faktoje.al dokumentoi me pamje se në të paktën dy raste mëngjesin dhe drekën e 16 qershorit mjete me logon e Bashkisë Vlorë shkarkuan mbetje në venddepozitimin e lagjes 24 Maji.
“Plehrat vijojnë të hidhen. Ditën vijnë kamionçina të vogla gati çdo dy orë dhe i hedhin plehrat, ndërsa gjatë natës kamionët e mëdha me mbetje shtohen”, thotë Valentin Aliaj, një i ri i cili ka lindur aty dhe është rritur bashkë me mbetjet që i zenë frymën.
Ndaj dhe, çështjen e trajtimit të mbetjeve në Vlorë deri më tani do ta konsiderojmë premtim të pambajtur./Faktoje.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38