Flash News

E-TJERA

Vlorë, 59-vjeçari plagos vëllain dhe mbesën e tij

Vlorë, 59-vjeçari plagos vëllain dhe mbesën e tij

Policia e Vlorës ka arrestuar një 59-vjeçar, pasi ka plagosur me mjet prerës (kosore) vëllai e tij 74-vjeçar dhe mbesën 47-vjeçe.

Mësohet se babë e bij janë jashtë rrezikut për jetën.

"Shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum arrestuan në flagrancë shtetasin I. H., 59 vjeç, banues në Dukat, Vlorë, pasi pasditen e djeshme, ka dëmtuar me mjet prerës (kosore), vëllanë e tij, shtetasin N. H., 74 vjeç, banues në Dukat, dhe vajzën e 74-vjeçarit, shtetasen A. B., 47 vjeçe, të cilët po marrin asistencë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jeten.", njofton policia. 

Të fundit