Flash News

E-TJERA

Vlorë/ Digjen automjetet në pronësi të dy kushërirave

Vlorë/ Digjen automjetet në pronësi të dy kushërirave

Dy automjete janë shkrumbuar gjatë natës në Vlorë. Ngjarja ndodhi rreth orës 00:37, në lagjen Pavarësia.

Në njoftimin e policisë, bëhet me dije se makinat, totalisht të shkrumbuara, janë në pronësi të shtetaseve me inicialet K. P., dhe E. P., banuese në Vlorë. Sipas informacioneve, dy shtetaset janë kushërira.

Njoftimi i policisë:

Më datë 03.01.2021, rreth orës 00:37, në lagjen Pavarsia, Vlorë, janë djegur pjesërisht dy automjete, në pronësi të shtetaseve K. P., dhe E. P., banuese në Vlorë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

Të fundit