Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Instituti për Bashkitë e Shqipërisë sapo ka publikuar raportin vjetor të monitorimit, ku vërehet një shpërndarje e pabarabartë e shërbimeve publike midis zonave urbane dhe atyre rurale.
Raporti veçon si një nga problemet më të mëdha aktualisht dallimet dhe shpërndarja e pabarabartë të shërbimeve publike në zonat urbane dhe ato rurale.
Autori i studimit dhe drejtuesi i Institutit për Bashkitë e Shqipërisë, Agron Haxhimihali, thotë se diferencat në shërbimet publike nga zonat urbane në ato rurale, ku jetojnë 30-40 për qind e popullsisë është shumë e madhe.
‘Defektet kryesore që vëren raporti i monitorimit për vitin 2022 janë kryesisht të lidhura me shpërndarjen e pabarabartë të shërbimeve midis zonave urbane dhe zonave rurale. Ky është një problem jashtëzakonisht i madh. Ne e kemi konstatuar disa herë, është edhe një konstatim i Bankës Botërore në raportin e fundit për Shqipërinë, që thotë se ka pabarazi dhe se shërbimet publike, pas reformës territoriale, janë lënë totalisht pas dore’, thotë zoti Haxhimihali.
Në raportin vjetor të monitorimit mbi qeverisjes vendore, Instituti për Bashkitë e Shqipërisë propozon të rivlerësohet gjendja e pushtetit vendor nga pikëpamja administrative, sepse shumë nga bashkitë e mesme dhe të vogla nuk realizojnë në masën e duhur funksionet e tyre.
‘Pabarazia e shërbimeve duhet të rishikohet. Numri i lartë i banorëve në qytete dhe më i pakët në zonat periferike nuk duhet të shkelë detyrimin kushtetues dhe demokratik, që qytetarëve u duhen garantuar të njëjtat kushte dhe standarte jetese nga shërbimet edhe për një qytetar në Konispol edhe për një tjetër në Has apo në Tropojë. Nga këto zona po ndodh edhe shpërngulja më e madhe, ndaj kemi bashki në Qarqet e Gjirokastrës, Beratit, Kukësit, Dibrës që po boshatisen çdo ditë dhe po krijohen vende, zona, fshatra të boshatisura. Qeveria duhet ta marrë këtë për të përqendruar më shumë vëmendje, shërbime dhe investime për ta penguar aq sa mundet në mënyrë demokratike këtë lëvizje’, shtoi zoti Haxhimihali.
Një tjetër problem që vëren raporti është çështja e përfaqësimit në këshillat bashkiakë të njësive administrative të zonave rurale.
Në raport thuhet se banorët e njësive në zonat rurale nuk kanë përfaqësimin e duhur në këshillat bashkiakë.
Zoti Haxhimihali thotë se edhe për zgjedhjet vendore që po afrohen më 14 maj, partitë politike nuk e kanë zgjidhur këtë shqetësim.
Po ashtu, të ardhurat nga vet bashkitë nuk janë përmbushur sipas parashikimeve. Pushteti vendor është i nënfincuar si dhe i mungojnë 30-40 për qind e të ardhurave potenciale.
Vështirësitë ekonomike, mospërfaqësimi dhe shërbimet e dobëta në zonat rurale, thekson zoti Haxhimihali, kanë ndikuar shumë në largimin e të rinjve nga vendi.
‘Është krijuar një hendek i madh në të gjithë dimensionet, por kryesisht në humbjen e fuqisë punëtore. Atje nuk ka kush të punojë, atje është kapitali; tokat bujqësore, pyjet, kullotat, livadhet, burimet ujore, por nuk ka kush të angazhohet me to. Po ashtu njerëzit e shkolluar që po ikin tani nga ato zona. Nëse do të vazhdojë kështu, atëherë problemet do të thellohen dhe në këto zona rurale, ku do të mbeten mosha të treta, ndërsa rinia do t’i bashkohet stresit urban’, thotë autori i raportit mbi qeverisjen vendore.
Raporti thekson se numri i punonjësve në administratën vendore është rritur dukshëm. Numri i punonjësve të bashkive është rritur vitin e fundit me 1 mijë e 800 persona, ndërsa gjithsej sot janë 38 mijë punonjës të pushtetit vendor, kundrejt 22 mijë punonjës të 10 vjetëve më parë.
Zoti Haxhimihali thotë se një numër kaq i lartë punonjësish nuk është i domosdoshëm dhe nevojitet një qeverisje vendore më e vogël dhe më e efektshme.
Edhe regjistrimi i popullsisë dhe banesave dhe statistikat e reja pohojnë ekspertët e Institutit për Bashkitë e Shqipërisë do të ndihmojnë politikat e reja sociale dhe shërbimet e reja publike. Sipas tyre, nevojitet për një rikategorizim të qeverisjes vendore, sepse është shfaqur një diversitet i pamatur mes bashkive urbane, gjysmë urbane dhe atyre rurale./VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38