Flash News

E-TJERA

VOA: Situatë e qëndrueshme nga Covid-19 në Shqipëri, cilat janë grupmoshat më të prekura

VOA: Situatë e qëndrueshme nga Covid-19 në Shqipëri, cilat

Në Shqipëri autoritetet shëndetësore deklaruan sot se situata e pandemisë COVID 19 është e qëndrueshme, duke i bërë megjithatë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar duke qenë se "transmetueshmëria e virusit mbetet e lartë".

Sipas të dhënave, në dy javët e fundit, incidenca për 100 mijë banorë ka rënë nga 330 në 227 raste, ndërsa mesatarja e pozitivitetit ka qenë afërsisht 22 përqind.

Grupmosha më e prekur ka qenë ajo mes 55 dhe 64 vjeç, e pasuar nga grupmosha 25-34 vjeç, e cila ka patur një rritje të infektimeve.

“Për këtë arsye, bëjmë thirrje që të rinjtë të zbatojnë masat, të mos grumbullohen, sepse në fund të ditës, ato përkthehen në infektime”, deklaroi Albana Fico, drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik. Sa i përket qyteteve, Gjirokastra është ajo me incidencën më të lartë e ndjekur nga Tirana dhe Lezha.

Komiteti Teknik i Ekspertëve, bëri të ditur se pavarësisht tendencës së lehtë në rënie, të vërejtur gjatë dy javëve të fundit, masat kufizuese që po zbatohen prej disa javësh do të mbeten në fuqi, përfshirë ndalimin e qarkullimit nga ora 22.00 e mbrëmjes deri në orën 06.00 të mëngjesit.

Po ashtu u njoftua se ndalimi i fluturimeve me Britaninë e Madhe do të shtyhet edhe për 12 ditë të tjera deri më datë 18 Janar. VOA

Të fundit