Flash News

E-TJERA

Vodhën 4 mln lekë, zbardhet grabitja e kambistit në Korçë

Vodhën 4 mln lekë, zbardhet grabitja e kambistit në

Policia ka arritur të zbardhë grabitjen e ndodhur ditën e djeshme në Korçë në banesën e një kambisti, ku u arrestua njëri nga autorët e dyshuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Autori i arrestuar, i identifikuar si Agim Çaçi nga Moglica dhe banues në Durrës, nuk ka pranuar të flasë për policinë, por nëpërmjet shenjave të gishtave të marra në spitalin e Korçës, është identifikuar.

Policia njofton se 3 autorët vodhën një shumë prej 4.000.000 lekë nga banesa e 57-vjeçarit Shefqet Muço.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, në vijim të punës intensive hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 11.01.2021, në lagjen nr. 1 të qytetit të Korçës, ku tre shtetas i vodhën me dhunë një sasi prej 4.000.000 lekësh, shtetasit Sh. M., 57 vjeç, para banesës së tij, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Ç., 42 vjeç, banues në Durrës, si edhe shpallën në kërkim shtetasin M. A., 33 vjeç, banues në Korçë", njofton policia.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale "Vjedhja me dhunë" e kryer në bashkëpunim dhe "Plagosja e rëndë me dashje".

Të fundit