Flash News

E-TJERA

Vodhi automjetin e parkuar, arrestohet 28-vjeçari nga Tepelena

Vodhi automjetin e parkuar, arrestohet 28-vjeçari nga Tepelena

Një 28-vjeçar me inicialet A.D., ka rënë në prangat e policisë pasi u kap duke vjedhur automjetin tip “Fiat Punto” në pronësi të shtetasit  E. B., i cili e kishte parkuar mjetin pranë banesës. 

Ngjarja u regjistrua në fshatin Kolonjë, Lushnje, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Vjedhje”.

Njoftimi i policisë:

Vodhi automjetin e parkuar para banesës, kapet dhe arrestohet në flagrancë nga Policia, autori i dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin:

A.D., 28 vjeç, banues në Bënçë, Tepelenë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë pasdites së djeshme, në fshatin Kolonjë, Lushnjë, ka vjedhur automjetin tip “Fiat Punto” në pronësi të shtetasit  E. B., i cili e kishte parkuar mjetin pranë banesës.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale automjeti të cilin autori kishte vjedhur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Vjedhje”.

Të fundit