Flash News

E-TJERA

Vokshi publikon denoncimin: Mjekët zëvendësohen me votuesit e PS

Vokshi publikon denoncimin: Mjekët zëvendësohen me votuesit e PS

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka publikuar një denoncim në facebook, përmes të cilit thuhet se mjekëve specializantë po u bëhet presion që të ndërpresin marrëdhëniet e punës dhe të zëvendësohen me ata që i dhanë votat partisë-shtet në 14 maj.

Vokshi thekson se kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, janë nxitësit  kryesorë të eksodit të pandalshëm të mjekëve me politikat e nismat ligjore.

Pse ikin mjekët???

Lexoni denoncimin se si Drejtuesit e Poliklinikave shantazhohen nga drejtuesit e Operatorit rajonal Suida Kuka dhe të Tiranës Bora Salaj, që të ndërpresin marrëdhëniet e punës me mjekët specializantë e t’i zëvëndësojnë me ata që i kanë dhënë votat Partisë-Shtet.

Prej vitit 2014, Shqipëria llogaritet të ketë eksportuar rreth 1500 mjekë vetëm në Gjermani, ndërsa largime ka pasur edhe drejt Italisë, Anglisë, Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe Francës.

Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu, janë nxitësit  kryesorë të eksodit të pandalshëm të mjekëve me politikat e nismat ligjore #anishëndetësore, #antisociale, #antiligjore, #antikushtetuese e #antikombëtare”, shkruan Vokshi.

Të fundit