Flash News

E-TJERA

Von der Leyen njofton çeljen e negociatave: Ky është suksesi juaj!

Von der Leyen njofton çeljen e negociatave: Ky është suksesi

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka zhvilluar një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, atë maqedonas Dimitar Kovačevski, si dhe kreun e qeverisë çeke, Petr Fiala ku njoftoi hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Ky është suksesi juaj, i popullit tuaj që keni punuar kaq shumë dhe keni treguar përkushtim për vlerat tona. Keni zbatuar shtetin ligjor, kemi një shoqëri civile aktive dhe një media të lirë.

Ju keni bërë të gjitha këto ndryshime sepse këto janë të mira për vendin tuaj. Ne si komision ju kemi mbështetur gjatë gjithë rrugës dhe do të vazhdojmë ta bëjmë. Pas Konferencës Ndërqeveritare sot, komisioni do të fillojë punën”, tha Von der Leyen.

Ajo tha se vendi ynë do të bashkohet për mbrojtjen civile europiane, gjë e cila do t'i sjellë ndihmën e BE sa herë që të përballet me fatkeqëso natyrore. Gjithashtu presidentja bëri me dije se do të ketë një rritje të investimeve në Shqipëri dhe Maqedoni.

 

 

Të fundit