Flash News

E-TJERA

Vota e emigrantëve, Manjani shpjegon problematikën e shpopullimit masiv

Vota e emigrantëve, Manjani shpjegon problematikën e shpopullimit

Juristi Manjani ka shpjeguar problematikën e shpopullimit masiv.

Në një postimi në rrjetin social Facebook, Manjani shkruan se "Që reforma e votimit të emigrantëve, pra të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, të jetë funksionale kërkon një parakusht: Deklarimin e çdo shqiptari se ku jeton dhe ç'adresë ka".

Postimi i plotë i Manjani

Edhe njëherë, që reforma e votimit të emigrantëve, pra të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, të jetë funksionale kërkon një parakusht: Deklarimin e çdo shqiptari se ku jeton dhe ç'adresë ka".

Pa këtë është e vështirë të ndërtosh një skemë apo sistem votimi jashtë qendrave të votimit në Shqipëri".

Si fillim na duhet një numër i saktë shqiptarësh që kanë ikur. Në vijim do duhet që ata që kanë ikur t'i heqim nga listat e votimit këtu, sepse prania e tyre në lista është burim korrupsioni zgjedhor.

Duhet të kuptojmë realisht sa janë shqiptarë të ikur që kanë ende interes të marrin pjesë në zgjedhjet e Shqipërisë.

Pa bërë këtë ushtrim nuk ke se si të ndërtosh një sistem votimi. Le pastaj një sistem të sigurtë votimi ku çdo njeri ka të drejtln e një vote të fshehtë. Dmth po e lë mënjanë pyetjen se kush garanton fshehtësinë e votës kur fletët e votimit shkojnë në një familje me disa votues?!

Unë nuk jam kundër votimit të emigrantëve, por emigrantët nuk kanë përse të kenë status të ndryshëm nga shqiptarët që jetojnë këtu.

Ndaj zgjidha ligjore e gjithëpranuar deri më sot se kush do të marrë pjesë në qeverisjen e vendit duhet të presë një biletë e të vijë e të votojë, është më e sinqerta. Më e sigurta.

Të tjerat janë llafe për të shtyrë kohën dhe për të mos u marrë me thelbin e problemeve që ka Shqipëria sot.

Të fundit