Flash News

E-TJERA

Votat për Këshillin Bashkiak, PSD e Tom Doshit kryeson në 3 bashki

Votat për Këshillin Bashkiak, PSD e Tom Doshit kryeson në 3

Partia Socialdemokrate e Tom Doshit ka kryesuar në 3 bashki të vendit ku ka përfunduar procesi i numërimit të votave për Këshillat Bashkiakë.

Pukë, ku ka përfunduar numërimi i të gjitha kutive të votimit, PSD ka fituar 4 mandate, ndërsa Aleanca Arbnore Kombëtare dhe PS kanë ndarë numër të barabartë me dy mandate. Koalicioni ‘BF’ ka fituar një mandat.

Edhe në Fushë-Arrëz kryeson PSD me tre mandate, e ndjekur në numër të barabartë nga Partia Agrare (PAA), dhe PS e BF me nga dy mandate secila.

Mirditë PSD ka siguruar 4 mandate, numër të barabartë me PS-në. Fryma e re Demokratike dhe koalicioni “Bashkë Fitojmë” kanë marrë nga dy mandate secili, sikurse PD e Alibeajt dhe LZHK.

Të fundit