Flash News

E-TJERA

Votimi në 6 bashkitë, Celibashi: Moti i keq dhe mungesa e energjisë pengojnë votimin në Shkodër e Dibër

Votimi në 6 bashkitë, Celibashi: Moti i keq dhe mungesa e

Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka bërë me dije se si ka ecur procesi i votimit në 6 bashktë e vendit.

Në një dalje për mediat, Celibashi tha tre orë pas nisjes së votimit, se moti i keq me reshje bore dhe mungesa e energjisë elektrike në disa zona ka krijuar problematike në disa qendra votimi, në Shkodër dhe në Dibër.  

"Problematikat e evidentuara janë: në 2 qendra votimi në Shosh dhe Pult ku s'ka filluar votimi për shkak të mungesës së komisionerëve që nuk kanë shkuar dot për shkak të motit të keq.

Një QV në Shalë identifikimi po bëhet manualisht, pa pajisjen e identifikimit elektronik.

Në Shkodër nga 250 QV ka filluar në 247, në 3 QV nuk po votohet.

Në Dibër janë 101 QV dhe tek të 101 ka filluar procesi i votimit.

Kemi një problem me 18 QV në lidhje me energjinë elektrike në Kastriot dhe Kalanë e Dodës për shkak të reshjeve të dëborës.

Në Durrës, nga 337 ka filluar votimi te të gjitha. Në një qendër votimi në Durrës po kryhet procesi i identifikimit pa pajisjen elektronike, kështu kanë vendosur anëtarët e komisionit.

Në Vorë nga 44 QV janë hapur të gjitha dhe po votohet normalisht, nuk ka asnjë problem si me identifikimin edhe me votimin elektronik.

Në Rrogozhinë nga 53 qendra votimi, ka filluar te të 53.

157 QV në Lushnje, po votohet te të gjitha. Në 5 prej tyre ka probleme me kamerat e vëzhgimit dhe pajisjen PEI. Në një QV identifikimi po bëhet jo nëpërmjet pajisjes së identifikimit elektronik. Në dy QV në Dibër dhe Durrës ka probleme lidhur me mënyrën si anëtarët e qendrave të votimit administrojnë situatën, por janë pa probleme me vijimin e procesit të votimit", tha Celibashi.

Të fundit