Flash News

E-TJERA

Vranë babë e bir në 2012-ën/ Arrestohet Ardian Çapja, shpallet në kërkim Florenc Çapja

Vranë babë e bir në 2012-ën/ Arrestohet Ardian Çapja,
Ardian Çapja,

Policia ka vënë në pranga Ardian Çapjen, i cili dyshohet se është një nga autorët e vrasjes babë e bir Nezir dhe Gentian Beqiri  në vitin 2012.

Ndërkohë, Florenc Çapja është shpallur në kërkim. Ndalimi i 53-vjeçarit dhe shpallja në kërkim e 40-vjeçarit u bë për veprat penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese" kryer në bashkëpunim dhe "Armëmbajtja pa leje".

Ardian dhe Florenc Çapja dyshohet se kanë pasur rolin e porositësit në vrasjes e dyfishtë.

Gjatë operacionit, në banesën e shtetasit Ardian Çopja, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov.

Familja Çapja në Elbasan është e njohur për policinë, pasi është përfshirë në konflikte mes grupeve rivale në Elbasan. Ardian Çapja u ka mbijetuar disa atentateve.

Në nëntor të 2020-ës, për këtë ngjarje u arrestuan Klajdi Dekoli, Jorgo Leku, Etien Cani dhe Ervis Bardhi.

Vrasjet e dy personave u kryen për hakmarrje, pasi në 2005-n Gentjan Beqiri u akuzua nga organet e drejtësisë për vrasjen e biznesmenit Sokol Çapja, vrasje e cila ka ndodhur në një prej bareve të Elbasanit, pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”.

Gentian Beqiri, vuante dënim me arrest shtëpie, kur u vra.

Të fundit