Flash News

E-TJERA

Vranë babë e bir në 2012-ën, GJKKO kalon për gjykim dosjen e Ardian Çapjas dhe tre të tjerëve

Vranë babë e bir në 2012-ën, GJKKO kalon për gjykim

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kaluar në gjykim dosjen ndaj Ardian Çapjes, Klajdi Dokolit, Etjen Canit dhe Ervis Bardhit, të akuzuar për vrasjen e dyfishtë Gentian e Nezir Beqiri në vitin 2012 në Elbasan.

GJKKO ndau dosjen për dy të pandehurit e tjerë, Florenc Capja dhe Olsi Leku, për shkak se janë në mungesë.

Ardian dhe Florenc Çapja dyshohet se kanë pasur rolin e porositësit në vrasjes e dyfishtë. Në nëntor të 2020-ës, për këtë ngjarje u arrestuan Klajdi Dekoli, Jorgo Leku, Etien Cani dhe Ervis Bardhi.

Vrasjet e dy personave u kryen për hakmarrje, pasi në 2005-n Gentjan Beqiri u akuzua nga organet e drejtësisë për vrasjen e biznesmenit Sokol Çapja, vrasje e cila ka ndodhur në një prej bareve të Elbasanit, pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”. Gentian Beqiri, vuante dënim me arrest shtëpie, kur u vra.

Të fundit