Flash News

E-TJERA

Vranësime dhe reshje shiu, si parashikohet moti për sot

Vranësime dhe reshje shiu, si parashikohet moti për sot

Sipas MeteoAlb, deri në mesditë, vendi ynë paraqitet me kthjellime dhe vranësira, ku më të dukshme do të jenë në zonat lindore si edhe ekstremin jugor duke rrezikuar reshje të izoluara shiu.

Pritet përmirësim gradual i motit, duke bërë që gjatë natës e gjithë Shqipëria të jetë në kushte të qëndrueshme atmosferike.

Temperaturat e ajrit do të ulen serish në mëngjes, por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 27°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 – 40 km/h kryesisht nga drejtimi verilindor duke sjell në brigjet e detare dallgëzim 2 – 3 ballë.  

Të fundit