Flash News

E-TJERA

Vranësira dhe reshja të izoluara, si parashikohet moti për sot dhe nesër në vendin tonë

Vranësira dhe reshja të izoluara, si parashikohet moti për sot

Vendi ynë vijon me kthjellime dhe vranësira të pakta gjatë paradites. Por pritet të shtohen vranësirat duke krijuar mundësi për reshje të izoluara ne zonat Jugperëndimore.

Temperaturat e ajrit do te ulen në mëngjes, por do te rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 16°C.

Era do fryjë e lehte me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Lindor – Verilindor duke krijuar dallgëzim të ulët.

E njëjta panoramë paraqitet edhe në nisje të javës së ardhshme.

Sipas MeteoAlb, gjatë ditës së hënë vendi ynë do të jete me mot te kthjellet dhe vranësira kalimtare në orët e para të ditës.

Por në orët vijuese pritet që moti ne Shqipëri të përmirësohet gradualisht, situatë që do mbetet edhe në orët e mbrëmjes.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por do te ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 15°C.

Era do fryjë e lehte ne toke dhe mesatare ne det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar dallgëzim 2 ballë.

Të fundit