Flash News

E-TJERA

Vranësira dhe reshje shiu, ja si do të jetë moti nesër

Vranësira dhe reshje shiu, ja si do të jetë moti nesër

Dita e nesërme pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme, ku moti parashikohet të jetë kryesisht i vranët, e intervale kthjellimesh.

Sipas parashikimit nga SHMU reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para të mëngjesit fillimisht në veriperëndim e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit. Në mesdite dhe pasdite reshjet e shiut pritet të fitojnë intensitet deri mesatar përgjatë vijës bregdetare dhe Ultësirës Perëndimore.

Hera-herës reshjet pritet të jenë në formën e  shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Era do të fryjë me nga  me shpejtësi mesatare deri në 8m/s, e cila më momentin e zhvillimit të vranësirave dhe përgjatë vijës bregdetare fitojnë shpejtësi deri 12m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 14 deri 25°C

në zonat e ulëta 16 deri 31 °C

në zonat bregdetare 18 deri 30°C

Të fundit