Flash News

E-TJERA

Vranësira dhe reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Vranësira dhe reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për

Orët e para të ditës së sotme do të jenë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas herëshme, ku më të shpeshta do të jenë në zonat lindore të vendit tonë.

Ndërkohë mesdita dhe pasditja pritet të sjellin shpeshtim të vranësirave në zonat veriore-verilindore, ku do të ketë rrebeshe afatshkurtra shiu, ndërsa pjesa tjetër e vendit mbetet në ndikimin e motit të qëndrueshëm.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit rriten sërish lehtë në mëngjes por mbeten kostante në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 31°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi jugor- jugperëndimor, duke gjeneruar në det dallgëzim 3 ballë.

Të fundit