Flash News

E-TJERA

Vranësira dhe ulje temperaturash, moti për ditën e sotme

Vranësira dhe ulje temperaturash, moti për ditën e sotme
Foto ilustruese

Vendi do të jetë me mot të kthjellët deri në mesditë, por nuk do të mungojnë vranësira të herë pas herëshme në zonat malore.

Pas mesditës parashikohet zhvillim i vranësirave në juglindje të vendit, duke rrezikuar edhe reshje afat shkurtra, të cilat më pas do ia lënë vendin kthjellimeve.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 32°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke gjeneruar në det dallgëzim 3-4 ballë.

Të fundit