Flash News

E-TJERA

Vranësira dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për ditën e sotme

Vranësira dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për ditën e

Në zonat jugore dhe qendrore vendi do të jetë me kthjellime gjatë orëve të paradites, ndërsa ato veriore do të kenë vranësira të herë pas hershme.

Ndërkohë pasditja pritet të sjellë shpeshtim të vranësirave në zonat malore. Gjithashtu  shira afatshkurtër e të papërfillshëm do ketë rajoni verilindor i vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen sërish në mëngjes dhe mesditë, duke u luhatur nga 15°C deri në 37°C .

Era do fryjë mesatare në veri, por herë pas here do të forcohet në jug, duke arritur shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi veriperëndimor, ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Të fundit