Flash News

E-TJERA

Vranësira e kthjellime, si do të jetë moti këtë javë

Vranësira e kthjellime, si do të jetë moti këtë
Moti

Moti në Rajonin e Ballkanit, për shkak të disa kushteve të caktuara meteorologjike për javën që presim, do të jetë i qëndrueshëm.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, duke nisur nga e hëna e sotme dhe deri ditën e mërkurë moti do të jetë kryesisht i kthjellët, por nuk do të mungojnë edhe alternimet e vranësirave kalimtare.

Gjatë ditës së enjte pritet një përkeqësim i lehtë i kushteve atmosferike, ku parashikohen vranësira mesatare deri të dendura dhe në zonën e veriut.

Vranësirat në zonën e qendrës dhe atë të jugut do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.

Dita e premte mbyllet me motin i cili parashikohet fillimisht me alternime vranësirash dhe kthjellimesh dhe më pas mot i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare.

Të fundit