Flash News

E-TJERA

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, Rama sulmon opozitën nga Londra: E kthyen 'mish për top' për interesa politike

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, Rama sulmon opozitën nga Londra: E

Kryeministri Edi Rama u ndal edhe te protestat e mbajtura në Tiranë lidhur me ndarjen nga jeta të 14-vjeçarit Martin Cani.

Në fjalën e tij në takimin me shqiptarët në Londër, ai u shpreh se ngjarja e rëndë u përdor në luftën e opozitës për pushtet, ndërsa shtoi se askush nuk u fokusua në reflektim.

 “Një fëmijë vritet tragjikisht nga një fëmijë tjetër, në vend që të ketë reflektim, në Shqipëri fryhen me një ngut kriminal kanalet e ujërave të zeza të politikës e viktimës. Askush nuk pyet më për viktimën, as për familjen e viktimës, as për nevojën e komunitetit për të gjetur rrugën.

Kush të mundet përpiqet ta tërheqë në kanale duke ushqyer urrejtje. Duke nxitur ndasi, duke tjerrë me ditë e net lloj-lloj llafesh e teorish, sajuar lloj-lloj marifetesh e deri protestash kundër qeverisë për ta kthyer viktimën në mish për top në interes të politikës e biznesit mediatik. Ku bën vaki?

Ku bën vaki, në cilin vend demokratik, që pa u varrosur ende kufoma e një viktime të pafajshme të dalin djajtë nga shishet dhe t’ia marrin valles së luftës për pushtet, ndasive duke shkelur mbi trupin e të ndjerit dhe shkelmuar trurin e njerëzve të lënduar me plot të drejtë prej tragjedisë. Po motivohen protesta partish të maskuar si revolta qytetare”, tha Rama. 

Të fundit