Flash News

E-TJERA

Vrasja e 15-vjeçarit / Babai i autorit: Dhimbja për viktimën si të ishte djali im!

Vrasja e 15-vjeçarit / Babai i autorit: Dhimbja për viktimën si

Babai i 15-vjeçarit që vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij pranë ambienteve të shkollës 9-vjeçare “Asllan Shahini” në Gramsh, ka folur për mediat.

Servet Karaj duke shprehur kërkim ndjese për familjen e viktimës, thotë se jeton me dhimbjen e tyre ndërsa e cilëson si ‘djalin e tij’ edhe të riun që vdiq nga goditja.

“I kërkoi falje jashtë mase. Edhe unë e quaj djalin tim se njëlloj janë. Jam gati që të shkoj që sot te familja e tyre nëse pranojnë”, tha Karaj.

Për dëshminë e të birit pas sherrit mes 4 nxënësve të klasës së 9-të, ku humbi jetën Fatjon Bici në lagjen “Sport 2” të qytetit, babai i autorit tha se mban mend shumë pak gjëra pasi është i rënduar emocionalisht.

 “Kishte shkruar u zumë, më gjuajti grushta barkut, nxora thikën, i gjuajta njërit dhe ika”, rrëfeu Karaj.

Ai nuk e justifikon krimin e rëndë ku u përfshi i biri dhe kërkon që drejtësia të bëjë detyrën e vet. Në një përshkrim për të birin shprehet se nuk e dinte që mbante thikë me vete.

Babai i autorit nënvizon se djali ishte i rregullt e se nuk kanë pasur probleme prej tij, ndërsa pavarësisht moshës së tij ai në fundjavë shkonte për të punuar me një kushëri.

 “Djali ka qenë shumë i qetë, nuk merrej me gjëra të tilla. Atë ditë nuk ka shkuar në shkollë se kishte probleme shëndetësore. Unë isha vetë në Gramsh e 10 minuta pasi jam kthyer më kanë marrë në telefon. Jam habitur. Sjellja e djalit ka qenë normale, nuk të linte përshtypje. Nuk di si të them, nuk i kam parë asgjë me vete. Në polici na thirrën për deklaratën.

Nuk i kam parë asgjë as në çantë, as në xhep. Djali nuk ka pasur raste të tilla, nuk kam dëgjuar asnjëherë debat. Nuk kishim asnjë informacion se po të kisha sikur 2% të dija nuk do të kishte arritur deri këtu. Shkonte në shkollë zakonisht, ishte nxënës mesatar, i rregullt, të shtuna të diela punonte, nuk ishte problematik”, u shpreh babai i 15-vjeçarit që akuzohet për ngjarjen.

Të fundit